Tragjike, vdes ish-kreu i INUK Zyhdi Dajti

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 10-07-2017 Tragjike, vdes ish-kreu i INUK Zyhdi Dajti

Ndahet nga jeta ish-kreu i INUK, Zyhdi Dajti në moshë 56-vjecare. 

Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në banesën e tij në qytetin e Vlorës.

Nga hetimet paraprake, mësohet se Dajti ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në zemër.

Dajti u komandua në detyrën e kreut të INUK më 2 tetor 2013 nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanajn.

Zyhdi Dajti ka qenë gati një vit në krye të INUK-ut, duke drejtuar një sërë aksionesh për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë Shqipërinë.

Dajti ishte drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.015390157699585
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85604" }