Dyshimet për trukim, shtatë lojtarë të Kukësit dhe trajneri Gjoka ndalohen nga policia austriake

Publikuar tek: sport, më 10:01 10-07-2017 Dyshimet për trukim, shtatë lojtarë të Kukësit dhe trajneri Gjoka ndalohen nga policia austriake

Klubi i Kukësit është tronditur ditën e djeshme pasi shtatë lojtarë dhe trajneri Ernest Gjoka janë ndaluar nga policia austriake, ku janë shoqëruar në komisariat.

Sipas "Panorama Sport", dyshimet për miqësoret e zhvilluara kanë bërë që kampionët e Shqipërisë të përjetojnë disa orë ankthi.

Përveç trajnerit Gjoka, bëhet me dije që Koliçi, Koçci, Shameti, Serran, Hoxha, Zeqiri dhe Rrumbullaku janë mbajtur për tre orë në ambientet e një prej komisariateve të Vjenës ku janë marrë në pyetje për ndeshjet që dyshohen si të trukuara. Më pas të gjithë janë të lirë rreth orës 24:00, për t'u grumbulluar në një nga hotelet e Vjenës.

Kujtojmë që skuadra e Kukësit po udhëtonte nga Kapruni i Salzburgut drejt Moldavisë ku do të luajë me Sherif Terispolin në kuadër të turit të dytë të Champions League, por në kryeqytetin e Austrisë është detyruar të ndalojë për shkak të policisë. 

Më shumë në këtë kategori: « Mehdi Çoba, talenti shkodran siguron kalimin në akademinë prestigjoze të futbollit: Premtoj që shumë shpejt do i bashkohem kombëtares
Manchester “mbreti” i merkatos, konfirmon blerjen më të shtrenjtë të verës deri më tani »
Article Logic
Execution time: 0.021914958953857
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85615" }