Shumë bodigardë dhe dëgjues që uleshin përtokë... Çfarë ndodhi në koncertin e Eda Zarit në “Porto Palermo”

Publikuar tek: kulture-art, më 10:07 10-07-2017 Shumë bodigardë dhe dëgjues që uleshin përtokë... Çfarë ndodhi në koncertin e Eda Zarit në “Porto Palermo”

Eda Zari duhet të ketë menduar “parajsën” kur vendosi që biletat për të ndjekur koncertin  Jazz and Wine festival në Porto Palermo, të kushtonin plot 12 mijë lekë.

Vendi nën kalanë e Ali Pashait ishte gjetje. Po ashtu edhe leja e dhënë nga kryetari i bashkisë së Himarës për ngritjen e skenës. Por pjesmarrja në këtë koncert, linte shumë për të dëshiruar. 

“Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh”, ishte maksima e William Shakespeare, e zgjedhur për festivalin e dytë ndërkombëtar të Jazz-it, por duket, se nuk funksionoi për turistët shqiptarë dhe të huaj që u gjendën në Porto Palermo për të shijuar tingujt e muzikës nga artistë që erdhën nga gjithë bota.

Ndoshta çmimi i biletave për të shkuar aq larg dhe për të dëgjuar koncertin, nuk u ka pëlqyer të gjithëve, duke marrë parasysh kostot e rrugës, por edhe shërbimin apo çfarë të ofronte ambienti për ata që duhet të ishin prezent.

Drejtoresha e këtij festivali Eda Zari, u shpreh e lumtur për organizimin e këtij eventi dhe emrat që do të ngjiteshin në skenën e Porto Palermos. E konceptuar si një mbrëmje në qiell të hapur, ajo që u vu re, ishte prezenca e shumë bodigardëve, dhe dëgjues që duhet të uleshin në tokë. Mungesa e kushteve, një pjesë të pushuesve i zhvendosi në restorantin përballë kalasë, dhe pak vetë zgjodhën të ishin prezent përballë skenës, të paktën natën e parë.

Dhe për shkak të bashkëpunimit dhe fondeve të dhëna nga bashkia Himarë, apo edhe nga GIZ, do të duhej që edhe çmimi i biletave, për shumë të rinj që donin të ndiqnin tingujt e Jazz, të ishin më të lira, ashtu sikurse edhe kushtet që duhet të ofroheshin, përveç shezloneve të plazhit.

Tentativa për një festival të tillë është për t’u përgëzuar, në fakt, toka bën muzikë vërtet për ata që mbajnë vesh.

balks.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024280548095703
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85627" }