Tatimet njoftim të rëndësishëm bizneseve: Është detyrim ligjor, përditësoni të dhënat!

Publikuar tek: ekonomi, më 13:07 10-07-2017 Tatimet njoftim të rëndësishëm bizneseve: Është detyrim ligjor, përditësoni të dhënat!

Drejtoria e Përgjithshme  e Tatimeve u ka bërë një lajmërim të rëndësishëm të gjitha subjekteve për të përditësuar të dhënat e tyre pasi është detyrim ligjor.

Veç kësaj, përditësimi i të dhënave lehtëson dhe komunikimin me administratën.

Njoftimi nga Drejtoria e Tatimeve:  

Përditësimi i të dhënave nga subjektet, detyrim ligjor dhe thjeshtim i komunikimit me administratën

Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë adresën e saktë të ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që të sigurojë marrjen në kohë të njoftimeve të dërguara nga Administrata Tatimore.

Cilat të dhëna përditësohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit?

Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.

Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi.

Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një çertificatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm.

Tatimpaguesit, në interes të tyre por dhe të administrates tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti pë marrjen e informacioneve në një një kohë sa më të shpejtë.

Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore.

Ku ndryshohen përgjegjësitë tatimore dhe cilat janë kriteret për ndryshimin e tyre?

Tatimpaguesi, i cili pëmbush kushtet ligjore për kalimin nga një kategori në tjetrën (nga Biznes i Vogël në Biznes i Madh), duhet të njoftojë apo kërkojë ndryshimin në administratën tatimore (Drejtorinë Rajonale Tatimore) përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e konstatimit dhe pëmbushjes së kushteve për këtë ndryshim.

Përgjegjësia tatimore (llojet e tatimeve pë të cilat tatimpaguesi duhet të jetë përgjegjës), pas regjistrimit fillestar ndryshon vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit apo me një kërkese drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit, për ndryshimet e ndodhura. Raste të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore mund të jenë:

Tejkalimi i qarkullimit prej 8 milionë lekë në vit kalendarik , kur tatimpaguesi nga pagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël duhet të kalojë në tatimpagues i tatimit mbi fitimin.

Tejkalimi i qarkullimit prej 5 milion lekë në vit kalendarik, kur tatimpaguesi pavarsisht se nuk ndryshon kategorinë si Biznes i Vogël, i shtohet pëgjegjësia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, apo anasjelltas.

Po ashtu ndryshimi i kategorisë për sigurime të tatimpaguesit nga person i vetëpunësuar i vetëm, në person i vetëpunësuar me punëmarrës etj., bëhet pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit përkatës.

Theksojmë se Organizatat Jofitimprurëse dhe të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore duhet të njoftojnë në administratën tatimore, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve për ndryshimet si më poshtë:

a) ndryshimi i emrit; 
b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit; 
c) ndryshimi i statusit ligjor; 
ç) çelja/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja; 
d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;

Ju faleminderit!/Newsbomb.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.015933036804199
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85643" }