Fillon puna për aeroportin e Vlorës, Rama takohet me Erdogan dhe drejtorët e “Turkish Airlines”

Publikuar tek: ekonomi, më 14:07 10-07-2017 Fillon puna për aeroportin e Vlorës, Rama takohet me Erdogan dhe drejtorët e “Turkish Airlines”

Një nga premtimet më të mëdha për zonën e Vlorës nga kryeministri Rama, ishte ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe mesa duket Rama ka filluar hapat konkretë lidhur me këtë çështje.

Ditën e sotme, Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanisë ajrore, “Turkish Airlines” që do të japin asistencën teknike për ndërtimin e aeroportit i cili është marrë përsipër nga kompania tjetër turke, “Atlas Global”.

Në takimin e Ramës, me përfaqësuesit e kompanive turke, prezent ishte dhe presidenti  turk, Recep Tayp Erdogan. Mes Ramës dhe kompanive turke është nënshkruar dhe marrëveshja përkatëse, teksa nuk bëhet ende e ditur data e nisjes së punimeve konkrete në terren.

Aeroporti i Vlorës, pritet të jetë një nga asetet më të çmuara të vendit, pasi do të shkurtojë shumë kohën për në Jugun e Shqipërisë, aq shumë i lakmuar nga të gjithë turistët. 

Në këtë takim Rama ka qenë i shoqëruar dhe nga CEO i "Atlas Global", Sinan Idrizi që është dhe administrator i klubit të futbollit "Flamurtari", por edhe nga Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës dhe deputeti i parë i Vlorës.

FOTOT NGA TAKIMI:

19897712_1390515511043772_251318522_o.jpg19866957_1390506647711325_681267738_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024569034576416
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85654" }