2 muaj pas emërimit, flet ministrja Karabina: Marrëveshja Rama-Basha historike

Publikuar tek: politike, më 19:37 10-07-2017 2 muaj pas emërimit, flet ministrja Karabina: Marrëveshja Rama-Basha historike

Dy muaj pas emërimit në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministrja teknike Mirela Karabina ka folur për punën e bërë në një intervistë në News 24.

Në fjalën e saj ministrja Karabina e ka quajtur marrëveshjen Rama-Basha si historike dhe vendimtare për fatet e zgjedhjeve. Karabina foli edhe për vështirësitë e hasura në fillim kur mori drejtimin e institucionit.

“Marrëveshja ishte pozitive për shtensionimin të situatës dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Ne jemi miratuar, dekretuar me kushtetutë me të drejta të plota. Ne jemi në proces. ne erdhëm si produkt i kësaj marrëveshjeje. ne morëm një detyrë të vështirë, sepse ishim ministra të një institucioni përkatës por edhe një procesi të ri, monitorimit të administratës. Detyra jonë ishte që ne të ruanim institucionet, administratën. Në detyrën që ne morëm, ishte ruajtja e administratës. Unë them që ne ja dolëm në vendosjen e një modeli të ri, një standardi të ri. Kjo që ndodhi këtë herë ishte hera e parë që administrata ishte në punë. Administrata në MAS dhe në të gjitha institucionet vartëse”, tha ministrja Karabina. 

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi vjion denoncimet: Këta janë ata që vodhën votat (EMRAT)
Rama bëhet bashkë me “kokat”, zbulohet videoja e takimit me kryeministrin e Turqisë: Ja për çfarë biseduan »
Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85690" }