“Do qëllojmë pronarin po s'hapi kasafortën”, si arrestoi policia tre “skifterët” shqiptarë që bënin "kërdinë" në vilat luksoze të italianëve (EMRAT)

Publikuar tek: rajon, më 07:07 12-07-2017 “Do qëllojmë pronarin po s'hapi kasafortën”, si arrestoi policia tre “skifterët” shqiptarë që bënin

Policia italiane arrestoi tre “skifterët” shqiptarë që bënin kërdinë me vjedhje në vilat e italianëve.

Policia e Livornos ka bërë të ditur detaje nga operacioni i koduar "Night Off", ku ranë në pranga shqiptarët dhe detaji që i tradhëtoi.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia arriti t’i kapë shqiptarët falë një përgjimi, ku njëri prej tyre deklaronte se do t’i gjuante pronarit të vilës që do të vidhnin pas pak çastesh, nëse ai nuk hapte kasafortën.

3 hajdutët shqiptarë janë:

-Blerim Sheshi (1983),

-Eduart Kaca (1987)

-Brendon Balla (1995).

Mediat kanë hedhur dritë dhe për mjetet e përdorura nga shqiptarët, të cilat janë të gjitha të vjedhura.

Duke nisur që nga makinat e deri tek armët, shqiptarët që vidhnin vila, edhe “mjetet e punës” i kishin të grabitura.

Shqiptarët janë arrestuar në një apartament që kishin marrë me qera në Antignano. Ata paguanin 1300 euro në muaj për qeranë.

Gjykata ka vendosur që njëri prej tyre të burgoset, ndërsa dy të tjerët janë në arrest shtëpie.

Article Logic
Execution time: 0.0023219585418701
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85859" }