Rryshfet në këmbim të kontratave, arrestohet në Itali një kryetar bashkie

Publikuar tek: rajon, më 10:07 12-07-2017 Rryshfet në këmbim të kontratave, arrestohet në Itali një kryetar bashkie

Arrestohet në Itali një kryetar bashkie.

Giacinto Forte i forcës së djathtë është kryebashkiaku i Altamuras, i cili u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë për rryshfet, në këmbim të kontratave dhe tenderimit të marrëveshjeve të fshehta në disa komuna të krahinës së Barit.

Veç zyrtarit të lartë, mes të arrestuarëve janë edhe përfaqësues të tjerë të shtetit italian si dhe biznesmenë. Disa prej të ndaluarve janë lënë në arrest shtëpie.

Në qendër të hetimit të të dyshuarëve për korrupsion jane edhe zyrtarë të tjerë publikë për ndryshimin e procedurave për dhënien e kontratave publike, ndërsa hetimet vazhdojnë që prej orëve të para të mëngjesit në Bari, Romë, Altamura, Acquaviva delle Fonti dhe Castellana Shpella, dhe qytete të tjera e në jug të Barit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se është përfshirë drejtëpërdrejtë kryebashkiaku i Pd, i cili bashkë me një sipermarrës, pronar i një restoranti Modesto Scagliusi të cilët kanë planifikuar marrëveshje të fshehta për një financim rajonal me një shumë prej 2 milion eurosh. Financimi, në kuadër të përfitimeve të integruara të Turizmit i është dhënë në vitin 2017, raportojnë mediat italiane.  

Article Logic
Execution time: 0.017679929733276
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85884" }