Erdogan del kundër Europës: Anëtarësimi në BE është një humbje kohe për Turqinë

Publikuar tek: rajon, më 13:07 12-07-2017 Erdogan del kundër Europës: Anëtarësimi në BE është një humbje kohe për Turqinë

Turqia sfidon BE-në duke i treguar se, anëtarësimin nuk e kërkon me çdo kusht. Madje, sipas Presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Ankaraja do të ishte më e qetë nëse BE-ja deklaron se nuk do ta pranojë në radhët e saj.


“Ne i jemi besnikë botës sonë, nëse Brukseli papritur thotë ‘Nuk iu pranojmë dot’, do të jetë lehtësim për në, sepse atëherë do të nisim planin tonë B, apo edhe C. Bashkimi Europian nuk është domosdoshmëri për Turqinë. Shumica e popullit turk nuk e dëshiron më këtë anëtarësim. Ne jemi shumë të qetë”, -është shprehur Presidenti Erdogan.

Gjatë bisedës me Zeinab Badaëi, në emisionin “HARDtalk”,presidenti turk mohoi gjithashtu burgosjen e 150 gazetarëve, duke këmbëngulur se prapa hekurave në Turqi ka vetëm dy persona me kartëvizita  gazetari.

Reagimi i Erdogan vjen menjëherë pas vizitës së tij në Samitin e G20, ku nuk iu lejua mbajtja e një fjalimi për mbështetësit e tij politik në Hamburg.

Article Logic
Execution time: 0.0023751258850098
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85909" }