Alban Zusi: Dëgjesat e Ramës risi. Reformë në administratë dhe sigurinë ushqimore

Publikuar tek: ekonomi, më 14:07 12-07-2017 Alban Zusi: Dëgjesat e Ramës risi. Reformë në administratë dhe sigurinë ushqimore

Alban Zusi president i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” dhe drejtor ekzekutiv i “Albanian Food Industry”, i quan një hap pozitiv dëgjesat e iniciuara nga kryeministri Edi Rama, menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve.

Zusi liston dy reforma, të cilat janë imediate për qeverinë e re.

“Kjo praktikë sjellje e një force politike fituese që menjëherë pas zgjedhjeve fillon një proces konsultimi me qytetarët dhe grupet e interesit për politikë bërjen dhe mirë-administrimin e vendit, është një risi shumë shpresëdhënëse . Këto konsultime tregojnë se ka një interes real për të ndryshuar ato çka realisht shqetësojnë qytetarin shqiptarë.

Të dëgjuarit e problemeve që kanë palët e interesuara siç janë qytetarët, bizneset, shërbim-marrësit e shërbimeve publike dhe ndërtimi politikave ku do të bazohet aksioni qeveritar, mbi bazën e këtyre sugjerimeve, pra ndërtimi i të gjithë axhendës së qeverisë mbi bazën e problemeve reale që hasin njerëzit dhe bizneset çdo ditë, është alternativa më e sigurtë se qeveria do të bëjë gjënë e duhur.

Mendoj se janë disa reforma të cilat duhet të ndërmarrë qeveria e re.

Ka një kategori reformash që quhen reforma sistematike që ndihmojnë për të ndërtuar sistemet, që i shërbejnë më pas të gjithë ekonomisë dhe padyshim kjo do të ishte reforma në administratën publike.

Kjo do të shërbente si një bazë për përmirësimin e të gjithë pjesës tjetër që rrjedh pikërisht nga administrate publike dhe pritshmërisë që kanë qytetarët ndaj kësaj administrate.

Duhet të ndërmerren edhe disa reforma që janë më specifike të cilat impaktojnë sektorë të caktuar por që janë jetike për vendin.

E tillë përshembull është reforma e sigurisë ushqimore, pasi nisja e një reforme të tillë nga qeveria e re, është e lidhur me shëndetin e njerëzve.

Nga ana tjetër kjo është një reformë e cila menjëherë krijon një impakt ekonomik në pothuajse 40%  të GDP-s së vendit, e cila në fakt është një GDP e krijuar nga prodhimet bujqësore dhe ajo industrialo-ushqimore.

Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry si grup interesi, do të ushtrojmë të gjithë influencën e saj, për të bindur kryeministrin Edi Rama, në domosdoshmërinë e një iniciative kombëtare nën drejtimin e tij, për sigurinë ushqimore” u shpreh Alban Zusi.

Article Logic
Execution time: 0.015777111053467
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85915" }