BE hap “thesin”, këto janë projektet që do të investohen në Shqipëri këtë vit, vendi më i investuar në Ballkan

Publikuar tek: ekonomi, më 20:07 12-07-2017 BE hap “thesin”, këto janë projektet që do të investohen në Shqipëri këtë vit, vendi më i investuar në Ballkan

Mes 6 vendeve të Ballkanit që marrin pjesë në samitin e Triestes, Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Për Shqipërinë Bashkimi Europian ka aprovuar një grant prej 335 milionë eurosh i cili do të përdoret për të realizuar pesë projekte.

Bëhet fjalë për këto projekte:

Porti i Durrësit

Lumi i Bunës dhe parku kombëtar i liqenit të Shkodrës

Diga e Skiavicës

Linja e lartë e tensionit të energjisë elektrike

By-Pass-i i Lezhës

shqiperia-752x440.jpeg

Një vit me herët Shqipëria, për sa i përket fondeve të thithura në BE, ishte i treta në rajon duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion.  Ndërkohë në vitin shkuar tre projektet e aprovuara një vit më parë ishin gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazjsellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë euro në formë granti.

Article Logic
Execution time: 0.019902944564819
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85943" }