Liderët e Ballkanit miratojnë Zonën Ekonomike Rajonale

Publikuar tek: rajon, më 20:07 12-07-2017 Liderët e Ballkanit miratojnë Zonën Ekonomike Rajonale

Gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan, sot në Trieste, planin shumëvjeçar të veprimit për një zonë ekonomike  në Ballkanin Perëndimor. Zona krijon mundësi për qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punësimit me kualifikim të lartë, duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, përshpejtimin e përshtatjes me BE-në, duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Veprimet e këtij plani janë të dizajnuara për të ndihmuar sektorin privat të shfrytëzojë mundësitë e një tregu prej 20 milionë banorësh. Veprimet janë të përqendruara në:

1. Nxitjen e integrimit të mëtejshëm të tregtisë;

2. Futja e një hapësire dinamike rajonale investimi;

3. Lehtësimi i lëvizshmërisë rajonale;

4. Krijimi i një axhende integruese digjitale.

Sekretariati i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) është ngarkuar, së bashku me CEFTA-n për zonën e tregtisë së lirë, të informojë në mënyrë periodike mbi Samitin e procesit të Berlinit për progresin e arritur në veprimet e përcaktuara në planin për zonën ekonomike.

“Ne në KBR jemi krenar që na është besuar nga udhëheqësit rajonalë dhe BE-ja për të përgatitur këtë plan ambicioz. Ai shërben si një gur i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor për t’u integruar më mirë në zinxhirët e vlerave evropiane dhe globale dhe integrimit më shpejt me pjesën tjetër të kontinentit “, tha Sekretari i Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanoviç.

“Gjashtë drejtuesit e BP (Ballkanit Perëndimor) shprehën angazhimin e tyre të plotë për zbatimin e planit. Kjo do të ofrojë shtysë të rëndësishme për shtigjet e pranimit në BE bazuar në meritat individuale, përshpejtimin e pajtueshmërisë së plotë me kriteret ekonomike të Kopenhagenit dhe nxitjen e potencialeve më të mëdha ekonomike. Plani është vijim i angazhimeve të ndërmarra në kuadrin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 dhe Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ajo bazohet në rregullat dhe parimet e BE siç pasqyrohen në Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit “.

Udhëheqësit e BP-së pranuan se zbatimi i një agjende gjithëpërfshirëse do të kërkojë angazhim të përkushtuar dhe koordinim të fortë dhe partneritet midis autoriteteve, organizatave ekzistuese rajonale, sektorit privat, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve aktivë në fushat përkatëse të politikave dhe Unionit.

 Prandaj, Udhëheqësit e rajonit kanë bërë thirrje për organizatat ndërkombëtare, IFIs- dhe donatorët që punojnë për të mbështetur reformat. Për këtë qëllim duhet të organizohet një konferencë e dedikuar për koordinimin e donatorëve para fundit të vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.017590045928955
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85956" }