Njihuni me dy restorantet shqiptare që renditen në top 10-shen e më të mirëve në Europë

Publikuar tek: ekonomi, më 09:07 13-07-2017 Njihuni me dy restorantet shqiptare që renditen në top 10-shen e më të mirëve në Europë

Është për tu admiruar fakti se dy restorante shqiptare, një në Shqipëri dhe një tjetër në Kosovë janë renditur mes 10 restoranteve më të mira gjatë këtij sezoni në të gjithë Europën.

Revista prestigjoze “Hollywood World Magazine” ka kryer një sondazh dhe ka renditur restorant “Mullixhiu” në Tiranë si një ndër ambientet që nuk duhet lënë pa e vizituar dhe për të shijuar gatimet e veçanta tradicionale.

Përmes shef Bledar Kolës revista e cilëson restorantin e hapur në vitin 2016 si një koncept unik që integron mullinj të vërtetë, që sjell pjekje të freskëta, enët novatore që riinterpretojnë kuzhinën shqiptare me dashuri dhe respekt të madh, shkruan newsbomb.al. 

Madje, revista shton se “restoranti është absolutisht i mrekullueshëm, një festë e vërtetë vizuale, e papërpunuar dhe e ngrohtë. Ishte dashuri në shikim të parë”.

 

restaurant.jpg

 

Po ashtu, mes restoranteve më të mira evropiane është përfshirë edhe “Puro” në Prishtinë të Kosovës.

“Çdo gjë është trajtuar me efikasitet dhe i është kushtuar rëndësi çdo detaji. Kam qenë në shumë restorante në të gjithë Kosovën dhe jashtë vendit dhe me siguri mund të them se Puro është një restorant me një nivel të lartë shërbimi, një atmosferë të bukur dhe relaksuese që është e vështirë ta gjeshë sot. Ushqim i shijshëm, atmosferë e mrekullueshme, muzikë e bukur, gjithçka në kohë. Gjithçka në të gjitha, një qëndrim perfekt!”, shkruhet në artikullin kushtuar restoranteve më të mirë, ku janë renditur edhe aktivitete të tjera të ngjashme në Paris, Berlin, Greqi, Rumani, dy në Itali, Pragë dhe në Londër./newsbomb.al/   

Article Logic
Execution time: 0.014923095703125
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86006" }