EKSKLUZIVE/ Ky është bilanci i deklaruar nga Mirela Topulli, fitimi i majmë i kompanisë së saj “EUROTEAM” brenda një viti (DOKUMENTI)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:07 13-07-2017 EKSKLUZIVE/ Ky është bilanci i deklaruar nga Mirela Topulli, fitimi i majmë i kompanisë së saj “EUROTEAM” brenda një viti (DOKUMENTI)

Administratorja e kompanisë “EUROTEAM”, Mirela Topulli, bëri bujë në media ditët e fundit pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit investigativ dhe zbulimit të mashtrimit me mbetjet spitalore.

Newsbomb.al ka zbuluar dokumentin e rëndësishëm të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara brenda një viti të kompanisë “EUROTEAM”.

Ajo që vihet re në bilancin e deklaruar nga Mirela Topulli është fitimi i majmë i realizuar brenda një viti (2015- 2016).

Në vitin 2015 të ardhurat nga aktiviteti i shfrytëzimit të deklaruara janë 20.002.320 lekë.

Në vitin 2016 të ardhurat nga aktiviteti i shfrytëzimit të deklaruara janë 34.567.737 lekë.

Ndërsa fitimi në total i deklaruar në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve nga 2.295.099 lekë në vitin 2015 është rritur duke kapur vlerën e 11.795.513 lekë, me një ndryshim prej 9.500.414 lekë brenda një viti, shkruan newsbomb.al.

PO KUSH ËSHTË KOMPANIA “EUROTEAM” QË TRAJTON MBETJET E RREZIKSHME SPITALORE NË SHQIPËRI:

Nga verifikimet e bëra në QKR, newsbomb.al mëson se “EUROTEAM” sh.p.k  është regjistruar me 11/12/2007.

OBJEKTI KRYESOR I KOMPANISË ËSHTË:  Projektim, Ndërtim dhe komercializim (import-export) i teknologjive të impianteve për trajtimin e të githa llojeve të mbetjeve në nivel kombetar, siç klasifikuar ne legjislacionin në fuqi; Ekzekutim i punimeve të inxhinierisë mjedisore; menaxhim tekno-administrativ i çdo tipi të land fili i veti apo i të tretëve, përfshi dhe pjesëmarrjen në gara publike, për blerje, shitje dhe komercializim i land filleve dhe të produkteve finale të trajtuara apo transformuara.

-Mbledhja, ambalazhimi dhe paketimi, magazinimi, transporti dhe trajtim i çdo tipi/kategorie e mbetjeve urbane, industriai, spitalore, kimike, agrare, special, spitalore, normale, i rrezikshëm, toksike, infective, ndotëse dhe jo;

-Sterilizim i realizueshëm me çdo mjet, kimik dhe/ose mekanik dhe/ose fizike ne menyre qe ti transformoje vete mbetjet ne te asimilueshme me urbanet;

-Transformim, trajtim dhe rekuperim sic parashikuar ne legjislacionin ne fuqi, te mbetjeve te prodhuara nga nje dhe ose komunitete, civile, industriai;

-Projektim, drejtim, ekzekutim, menaxhim i impianteve teknologjike, me diegie dhe/ose gazifikim, pëer riperdorjen e mbetjeve derivate nga cikli i prodhimit;

-Menaxhim i mbetjeve te rrezikshme dhe jo te rrezikshme ngurta, te lengshme (transport, export, magazinim i perkohshem, trajtim-sterilizim-asgjesim i mbetjeve të rrezikshme spitalore, magazinim për export në Europë i mbetjeve të rrezikshme).

-Shërbime konsulencë në menaxhimin e mbetjeve, sipas standardeve të bashkimit europian. Tregtim i të gjitha artikujve industriai të lidhura me mbetjet. Tipe të ndryshme të proceseve të inertizimit të medikamenteve të skaduara, jo të rrezikshme dhe asgjësimi i tyre. /Newsbomb.al/

DOKUMENTI: 

pasqyra_1.jpg

pasqyra_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023880004882812
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86015" }