Majlinda Bregu jep "dy lajmet e mira" nga Samiti i Triestes: Sot për sot rëndësi ka zgjimi!

Publikuar tek: politike, më 13:07 13-07-2017 Majlinda Bregu jep

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka dhënë dy lajme që sipas saj janë më të mirat nga Samiti i Triestes.

“Deklarimi i qartë i Presidentit Francez Macron, se: 'Europa ka nevojë të ri-themelohet në bazë të një projekti konkret', -deklaratë e cila rikthen aleancën Paris-Berlin jo vetëm për vendimet e vështira që i duhet të marrë BE sot, por edhe për të qartësuar një axhendë të re se ç'lloj e ardhme parashikohet për Ballkanin Perëndimor në Europë; dhe vëmendja e shtuar për rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve tona.... ”, kështu shprehet Bregu teksa ka dhënë, sipas saj, lajmet e mira. Ndërsa në fund shprehet se tani për tani rëndësi ka zgjimi.

REAGIMI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT:

 Për mua dy janë lajmet e mira nga Samiti i Triestes: deklarimi i qartë i Presidentit Francez Macron, se: "Europa ka nevojë të rithemelohet në bazë të një projekti konkret", -deklaratë e cila rikthen aleancën Paris-Berlin jo vetëm për vendimet e vështira që i duhet të marrë BE
sot, por edhe për të qartësuar një axhendë të re se c'lloj e ardhme parashikohet për Ballkanin Perëndimor në Europë; dhe vëmendja e shtuar për rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e
fqinjësisë së mirë mes vendeve tona. 
Ajo që vjen prej Summit të Triestes nuk ndryshon aspak rrugën e përpjetë e të tatëpjetë të demokratizimit asnjëherë të përfunduar në vendet e Ballkanit Perëndimor, as shpejton anëtarësimin dhe as qetëson lodhjen e dy palëve nga një proces i gjatë ku ka më shumë fjalë se realitete të prekshme, por pas kaq vitesh ka një ide konkrete: pa integrim rajonal, zhvillim ekonomik e infrastrukturor nuk ia dilet trysnisë së tregut
të përbashkët europian.

6 vendet tona kanë të paktën 76% të volumit të shkëmbimit tregtar me BE dhe kjo është mundësuar përmes Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Vendet e Europës Qëndrore (CEFTA), në fuqi prej 2007.

Nëse CEFTA nuk do ishte lënë " të plakej" si ide, dhe do të ishte përshtatur sipas zhvillimeve të reja në rajon, sot do të ishte e mjaftueshme për të na integruar si treg mes vetes.

Nëse integrimi rajonal apo tregu i përbashkët rajonal, do të funksionojë tamam, do të ketë sipas FMN një rritje prej 4% të GDP në vit që do të thotë diku tek 17 miliard euro më shumë në vit për investime, vende të reja pune e zhvillim ekonomik real.

Të shohim. Sot për sot rëndësi ka zgjimi!

Article Logic
Execution time: 0.12161612510681
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86030" }