Del video tronditëse: Si u rrah për vdekje studenti amerikan nga serbët dhe grekët në Zakintho

Publikuar tek: rajon, më 14:07 13-07-2017 Del video tronditëse: Si u rrah për vdekje studenti amerikan nga serbët dhe grekët në Zakintho

Mediat greke kanë publikuar pamjet tronditëse të momentit kur një grup grekësh dhe serbësh rrahën për vdekje studentin amerikan Bakari Henderson, 22 vjeç, i cili ndodhej me pushime në ishullin grek të Zakinthos.

Megjithëse autorët e ngjarjes së rëndë u munduan të justifikohen duke thënë se ishin provokuar dhe qëlluar nga studenti amerikan, video tregon një realitet krejt tjerër.

Henderson duket teksa përpiqet të largohet me vrap nga lokali, por pengohet nga një prej autorëve dhe rrëzohet te një automjet i parkuar jashtë, më pas turma e goditi atë për 20 sekonda derisa një femër ndërhyri duke ndaluar barbarizmin, raporton Newsbomb.al.

ery5yu3e5yudfgdtr.jpg

Sherri nisi pasi 22-vjeçari amerikan bëri një foto me kamarieren serbe të lokalit. Menjëherë pas kësaj, sipas dëshmitarëve serbët i thanë kamarieres “Çfarë do që rri me një amerikan?”.

Autopsia greke përcaktoi shkakun e vdekjes nga goditjet e forta në kokë. Goditjet ishin aq të forta sa që Henderson nuk pati mundësi të vetëmbrohej.

10 persona serbë dhe grekë akuzohen për vrasje me paramendim të studentit amerikan. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0170738697052
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86039" }