Albin Kurti tregon prapaskenën, ja me kë do të bëjmë koalicion kur të marrim mandatin

Publikuar tek: rajon, më 21:07 13-07-2017 Albin Kurti tregon prapaskenën, ja me kë do të bëjmë koalicion kur të marrim mandatin

Ish lideri i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë një interviste për emisionin “Arena” në televizionin Oranews ka folur për gjendjen e Kosovës pas zgjedhjeve të përgjitshme.

Kurti tha se pas përfundimit të mandatit të Hardinajt për të formuar qeverinë, radha do t’i kalojë Vetëvendosjes. Kurti u shpreh se në këtë rast, subjekti i mundshëm me të cilin mund të bëjë koalicion VV, është Nisma e Fatmir Limajt.

“Pas dështimit të zt.Haradinaj duhet ta kemi të drejtën të formojmë ne qeverinë. Unë besoj se do ta arrijmë këtë gjë. Haradinaj do të ketë 15 ditë kohë, e pas atyre ne do të kemi 10 ditë. Është një vendim i çuditshëm nga Gjykata Kushtetuese që i jep prioritet të parit në garë. Është një vendim i tillë dhe për herën e dytë është  në diskreticionin e Presidentit se kujt do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë. Ne kemi theksuar që Nisma është e deklaruar dhe orientuar si parti e qendrës së majtë dhe do të mund të gjenim gjuhë të përbashkët për sa i përket programit qeverisë. Partitë janë heterogjene për nga deputetët. Ata kanë dallime të mëdha ideologjike. Nuk është çështja si tek Vetëvendosje që e ka thellësinë e konceptin”, tha Abin Kurti.

Article Logic
Execution time: 0.018593072891235
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86073" }