Vrasja e supozuar e presidentit Erdogan, arrestohet regjisori i filmit

Publikuar tek: rajon, më 12:07 14-07-2017 Vrasja e supozuar e presidentit Erdogan, arrestohet regjisori i filmit

Regjisorit turk Ali Avtsi është vënë në pranga pas shfaqjes së trailerit të filmit "Zgjimi" që përshkruan se si do të kishin shkuar gjërat nëse grushti i shtetit i vitit 2016 do të kishte përfunduar me sukses.

Skenari tregon fundin e regjimit të Erdogan me anëtarët e familjes së tij të vrarë dhe vetë Erdoganin me pistoletë në kokë pasi kapet nga organizatorët e grushtit të shtetit. 

I titulluar Uyanış "Zgjimi", filmi përmban skena që tregojnë puçistët duke vrarë familjen e Erdogan. Në fund të trailerit Erdogan shfaqet i gjunjëzuar me një pistoletë në kokë. 

Avtsi u arrestua në shtëpinë e tij, ku  ishte me Fethullah Karampimper, i cili gjithashtu kërkohet për lidhjen e tij me rrjetin e Gulen, raportoi agjencia Anadolu. Karampimper u përpoq t'i shpëtojë arrestimit, por sipas të njëjtit burim, të dy burrat u dërguan në stacionin e policisë.


Avtsi ishte edhe producent i filmit të «Reis» (Udhëheqësi), kushtuar jetës së Erdogan. Ky film rrëfen jetën e presidentit turk nga fëmijëria e tij në rrethinat e Kasimpasa në Stamboll, deri në periudhën që ishte kryebashkiak i Stambollit nga viti 1994 deri në 1998.

image_2017_07_14_1212_1500028337.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022621154785156
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86145" }