PAN është i sigurt: I kemi votat, të mërkurën votojmë qeverinë e re

Publikuar tek: rajon, më 14:07 14-07-2017 PAN është i sigurt: I kemi votat, të mërkurën votojmë qeverinë  e re

Koalicioni PAN ka njoftuar se seanca e konstituimit të Parlamentit të ri,  do të mbahet të mërkurën e ardhshme.

Më tej PDK, AAK dhe NISMA thotë se në po të njëjtën ditë ky grupim politik do të jetë i aftë të formojë qeverinë e re përmes votimit në sallën legjislative. Mediat kosovare duke cituar eksponentë nga bashkimi i PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, theksojnë se diçka e tillë është vendosur pas takimit që kandidati për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, mbajti një ditë më parë në Presidencë me kreun e shtetit, Hashim Thaçi.

Ndërkohë Vetëvendosja ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me LDK-në, ndërkohë që pranon të bashkëpunojë me Ramush Haradinaj vetëm nëse ky i fundit pranon të shkëputet nga koalicioni PAN.

Article Logic
Execution time: 0.016245126724243
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86163" }