Milan bleu Bonuçin, por Manchester City merr mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë

Publikuar tek: sport, më 21:07 14-07-2017 Milan bleu Bonuçin, por Manchester City merr mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë

Jemi vetëm në korrik dhe merkatoja e futbollit sapo ka filluar, por kjo e sivjetshmja premton që të jetë spektakolare.

Dy më aktivet deri në këto momente janë Milani, që ka bërë transferime të shumta dhe të bujshme, më i fundit Bonuçi nga Milan. Por, nga ana tjetër, në Premier League është Manchester City i cili ka bërë një çmenduri duke blerë mbrojtësin e Tottenham.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola përforcoi radhët me shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Kajl Wollker, i cili u ble nga skuadra e Totenhemit për shifrën e çmendur të 54 milionë paundëve. Ky rekord mbahej deri më sot nga transferimi i David Luizit nga Çelsi te PSG për 50 milionë paund në vitin 2014.

Wollker ka  firmosur një kontratë 5-vjeçare me Sitin dhe do të përfitojë një rrogë prej 130 mijë paundësh në javë. 

Article Logic
Execution time: 0.0022799968719482
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86198" }