I publikuan emrin në “listën e zezë”, reagon ish kampionia : Jam e shokuar, filluan telefonata nga katër anët e botës

Publikuar tek: sport, më 09:07 15-07-2017 I publikuan emrin në “listën e zezë”, reagon ish kampionia : Jam e shokuar, filluan telefonata nga katër anët e botës

Pas publikimit të emrit  të ish-volejbollistes dhe kampiones së “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi, nga kryeministri i vendit, Edi Rama në "listën e zezë", kjo ke fundit ka reaguar, duke hedhur poshtë të gjitha zërat se është përfshirë në këtë listë.

Pedagogia e edukimit fizik në Akademinë e Rendit, shprehet e indinjuar që emri i saj figuron në listën e publikuar nga Kryeministri Rama si nëpunës me veprime joetike në administratë.

Në një intervistë për “Panorama”, Ibrahimi kërkon që të saktësohet se cili është personi i vërtetë në listë dhe nëse është ajo, kërkon hetim administrativ dhe jo publikime portalesh.

Ajo tregon se “Ishte shokuese dhe indinjuese”. “Fillimisht e mora pak si me sportivitet, por kur filluan telefonatat nga të katër anët e botës, pasi të njohurit e mi kishin lexuar në “Facebook”, por dhe në media, atëherë u shqetësova dhe e pashë situatën shumë të rëndë”- thotë ajo.

Mimoza tregon se nuk ka asnjë post dhe se jeton vetëm me rrogë. “Unë kam në shtëpi akoma perdet e kohës së Enverit. Unë vajta dhe te drejtori dhe i kërkova që të dalë dikush në emër të institucionit tonë që të thotë të vërtetën dhe të mos ua lëmë këtë punë portaleve. I thashë ose merrni masë ndaj meje, ose mbani qëndrim ndaj kësaj njollosjeje”- thote ajo , duke shtuar se kërkon sqarim deri ne fund dhe është e gatshme për çdo ballafaqim.

Article Logic
Execution time: 0.0024099349975586
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86231" }