Bum i madh turistësh, sa kanë hyrë e kanë dalë këtë vit në Sarandë (SHIFRAT KRAHASUESE)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:07 15-07-2017 Bum i madh turistësh, sa kanë hyrë e kanë dalë këtë vit në Sarandë (SHIFRAT KRAHASUESE)

Turizmi është një nga sektoret që duhet ti jepet më shumë prioritet në Shqipëri për shkak të resurseve turistike që ka vendi ynë.

Duket se bukuritë e bregdetit, kryesisht atij të jugut i kanë kaluar kufijtë përtej detit, duke sjellë çdo vit më shumë turistë, kryesisht të huaj.

Sipas të dhënave të siguruara nga  newsbomb.al, numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, vetëm për periudhën qershor- korrik 2017  është 53615, krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve është shtuar me 18 mijë (35489 qershor-korrik 2016), raporton newsbomb.al

Këto shifra i përkasin vetëm hyrjeve të turistëve në Portin e Sarandës.

Po ashtu në rritje është dhe numri i i kroçereve, ku për këtë vit,  në Portin e Sarandës janë ankorura 11 të tilla, duke e bërë qytetin bregdetar atraksion të mijëra turistëve.

Një risi për këtë vit janë dhe anijet të cilat mbërrijnë në mënyrë periodike në Port.

Kështu çdo të enjte nga Pireu i Greqisë mbërrin në Sarandë anija me 3200 pasagjerë në bord, ndërsa të martave, nga Venecia e Italisë mbërrijnë 2100 pasagjer, të cilët janë një vlerë e shtuar e turizmit veror, shkruan newsbomb.al

“Po punohet me të gjitha kapacitetet e shërbimit për të gjithë turistët që hyjnë dhe dalin në vend, aktualisht në doganë funksionojnë 10 sportele 5 në hyrje dhe 5 në dalje.”,- është shprehur për newsbomb.al Shefi i Kufirit në Sarandë Përparim Xhaferri.

Qyteti i Sarandës padyshim është kthyer në një nga qytetet më të frekuentuara për stinën e verës. /Newsbomb.al

20067624_150411182176714_168566093_n.png

Article Logic
Execution time: 0.015928030014038
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86238" }