PUBLIKOHEN PAMJET E RËNDA VIDEO: Rrugët e Shkodrës në gjak, vajza e re dhe 2 të tjerë të plagosur nga breshëria e plumbave

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 15-07-2017 PUBLIKOHEN PAMJET E RËNDA VIDEO: Rrugët e Shkodrës në gjak, vajza e re dhe 2 të tjerë të plagosur nga breshëria e plumbave

Një ngjarje e rëndë në mes të qytetit të Shkodrës me pasojë plagosjen e tre personave.

Një person ka qëlluar me armë nga një makinë ngjyrë jeshile duke plagosur 3 persona, një vajzë me inicialet L.T, 25 vjeçe dhe dy të tjerë të identifikuar si Doni Lisi (objektivi i sulmit) dhe Enrik Prendushi.

Sipas dëshmitarëve është qëlluar 8 herë me plumba nga një makinë jeshile. Këto janë pamjet e rënda që tregojnë të plagosurit shtrirë në rrugë teksa po u jepej ndihma e parë.

Doni Lisi, një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Plagosja e trefishtë në mes të ditës në Shkodër, policia jep informacion zyrtar mbi ngjarjen

Policia jep informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e mesditës së sotme në Shkodër ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona.

Sipas policisë, objekt i sulmit dyshohet të ketë qenë 32 vjeçari Doni Lisi.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:

Me datë 15.07.2017, rreth orës  13;00, kemi marr njoftim se ka të shtëna me armë,  perballë Teatrit Migjeni.

Menjëherë  shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje  ku dhe kanë konstatuar se janë plagosur me armë zjarri shtetasit:

 D. L. 32 vjeç, i cili ndodhet  në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet  të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi.

 L.  T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç,  jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit.

Autori/ët janë larguar me  shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.

 Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve.

Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.

Article Logic
Execution time: 0.019120931625366
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86244" }