Informacione të reja nga tmerri në Shkodër, gjendet arma e krimit dhe makina nga u qëllua me breshëri

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 15-07-2017 Informacione të reja nga tmerri në Shkodër, gjendet arma e krimit dhe makina nga u qëllua me breshëri

Informacione të reja vijnë nga ngjarja e tmerrshme në Shkodër ku mbetën tre persona të plagosur.

Policia ka gjetur armën e krimit në një kontenier mbetjesh. Sakaq, pranë fshatit Zogaj në kufi me Malin e Zi është gjetur edhe automjeti i braktisur nga ku dyshohet se u qëllua me breshëri plumbash. Makina është tip “golf” jeshil me targa AA 440 NC dhe dyshohet se drejtohej nga i riu me inicialet T.L, autor i ngjarjes. Sakaq pronari i automjetit është Arben Piolla por nuk dihet nëse ky person ka lidhje me atentatin.

Informacionet më të fundit nga Shkodra thonë se objektiv mund të ketë qenë vajza e plagosur e identifikuar si Elona Qyrku.

Të plagosur kanë mbetur edhe Enrik Prendushi dhe Doni Lisi. Forcat e FNSH janë angazhuar në gjetjen dhe kapjen e atentatorit që dyshohet se është fshehur në malin e Taraboshit. Hetimet vazhdojnë.

tv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.012006998062134
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86246" }