E rrallë në Prishtinë, qytetarët marshojnë në mbështetje të Erdogan

Publikuar tek: rajon, më 17:07 15-07-2017 E rrallë në Prishtinë, qytetarët marshojnë në mbështetje të Erdogan

Në një nga datat më të rëndësishme për Turqinë, atë të përvjetorit të parë të përpjekjes së dështuar për grushtshteti në Turqi, kundër Erdogan, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë është organizuar marsh në sheshin kryesor të qytetit.

 Aktiviteti është organizuar nga  Qendra Liberal Demokrate, ku pjesëmarrëse ishte  edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç. Për Radion Evropa e Lirë organizatorët e këtij eventi thanë se ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin e të gjithë atyre 240 qytetarëve martirë të Turqisë që humbën jetën më 15 korrik të vitit të kaluar.

“Nëse ky puç do të kishte sukses, nuk do të kishte ndikuar vetëm në Turqi, por edhe në vendet të rajonit dhe në të gjitha vendet tjera mike të Turqisë dhe në një rast të tillë, e gjithë forca në Turqi do të përqendrohej në duart e një imami të krisur”, u shpreh njëri nga organizatorët.

Article Logic
Execution time: 0.0023901462554932
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86268" }