Cfarë po ndodh me Inter? Humbet edhe në miqësore, Spaletti nuk e merr seriozisht

Publikuar tek: sport, më 21:07 15-07-2017 Cfarë po ndodh me Inter? Humbet edhe në miqësore, Spaletti nuk e merr seriozisht

Ndërsa Milan është një super formë, në krahun tjetër të qytetit, atë zikaltër, atmosfera nuk është dhe aq e këndëshme.

Interi ka humbur me rezultatin 1-2, në miqësoren e luajtur ditën e sotme ndaj Nuremberg, të cilët  garojnë në Bundesligën e dytë gjermane. Kjo humbje i ka lënë shumë të pakënaqur tifozët, por për trajnerin e Interit, Luciano Spalletti nuk duhet marrë seriozisht kjo humbje dhe vlerëson lartë paraqitjen e të tijve.

"E rëndësishme ishte që të mos dëmtohej asnjë nga lojtarët dhe këtë e arritëm. E dinim që do të ishte e vështirë pasi djemtë i kanë këmbët e rënduara nga përgatitja, ndërsa gjermanët kanë filluar stërvitjen shumë më herët se ne. Pësuam dy gola, nga dy  gabime në pasim, që erdhën si pasojë e këmbëve të lodhura, por taktikisht pashë gjëra të mira", u shpreh tekniku zikaltër. 

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86281" }