Buxheti i Drejtësisë/ Ministri teknik i PD: Të hetohen tenderat e paraardhësve të LSI-së

Publikuar tek: politike, më 06:07 16-07-2017 Buxheti i Drejtësisë/ Ministri teknik i PD: Të hetohen tenderat e paraardhësve të LSI-së

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, kërkon hetimin e tri procedurave tenderimi të paraardhësve të tij, pas dyshimeve se mund të jenë korruptive dhe se kanë krijuar miliarda lekë borxhe për institucionin.

Përmes një shkrese zyrtare, që mban datën 2 korrik 2017, Bardhi u është drejtuar tre institucioneve, me pretendimin se gjatë vitit elektoral Ministria e Drejtësisë ka prokuruar më shumë fonde sesa fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Tre prokurimet për të cilat ka ngritur pretendime ministri Bardhi i përkasin periudhës dhjetor 2016- prill 2017. I kontaktuar dje nga “Panorama”, Ylli Manjani, ish-drejtues i Ministrisë së Drejtësisë gjatë kohës së zhvillimit të dy prej procedurave në fjalë, nuk pranoi të komentojë. Ministrat parardhës të Gazmend Bardhit, në katër vitet e fundit kanë qenë, Nasip Naço, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.  

SHKRESA

Shkresa e firmosur nga Bardhi i drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, si dhe i dërgohej për dijeni Ministrit të Financave, kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Sipas shkresës, nga analiza e detajimit të fondeve buxhetore për periudhën 2017-2019 rezultonte se Ministria e Drejtësisë ka prokuruar më shumë fonde për secilin investim, krahasuar me fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.  

 

prokurorimet.jpg

 

“Në vlerësimin tonë, një institucion shtetëror nuk mund të prokurojë një shërbim, nëse më parë nuk është siguruar financimi nga Buxheti i Shtetit. Ky detyrim, rezulton se është anashkaluar gjatë realizimit të të paktën 3 procedurave të prokurimit, 5 të tilla të raportuara nga Sektori i Prokurimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Pavarësisht nga fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka prokuruar shërbime në vlerë disa herë më të larta, duke krijuar vetëm për muajt e parë të vitit 2017 një detyrim shtesë të paparashikuar në Buxheti i Shtetit, në vlerë minimalisht 120 064 400 lekë”, thuhej në shkresën e Bardhit.

DYSHIMI PER FITUESIT

 

shkresa-ministri-bardhi-pd-lsi.jpg

 

Në të njëjtën shkresë, kreu Teknik i Ministrisë së Drejtësisë ka ngritur dyshime mbi operatorët që janë shpallur fitues në dy nga tre prokurimet e denoncuara. “Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se dy nga tre procedurat e mësipërme të prokurimit janë fituar nga bashkimi i operatorëve ‘Soft S…’ shpk dhe ‘F…’ shpk. Këto dy kompani rezultojnë të jenë fituese të mbi 70 për qind të kontratave të prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë, (pavarësisht se në të gjitha rastet kanë paraqitur ofertën më të lartë, ndërkohë që janë skualifikuar operatorë ekonomikë që kanë paraqitur oferta nën limitin e fondeve të parashikuara nga buxheti i shtetit), Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ka prokuruar dhe lidhur kontrata në vlerë totale më shumë se vlera e parashikuar dhe miratuar nga Buxheti i Shtetit në masën 119 882 000″, thuhej në shkresë. 

Article Logic
Execution time: 0.018248081207275
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86298" }