Aksidentohet në Maqedoni ministri Arben Ahmetaj, shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: politike, më 20:07 16-07-2017 Aksidentohet në Maqedoni ministri Arben Ahmetaj, shtrohet me urgjencë në spital

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, raportohet se është mes të plagosurve të një aksidenti masiv që ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoni.

Nga aksidenti masiv i ndodhur në aksin rrugor Tabanoc - Kumanovë janë plagosur 14 persona, mes tyre dhe ministri shqiptar i financave Ahmetaj, raportojnë mediat vendase.

Ahmetaj është transportuar me urgjencë në spitalin e Kumanovës, pasi raportohet të ketë marrë dëmtime të shumta trupore por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në kryqëzimin pranë Kumanovës dhe Kriva Pallankës, ku Arben Ahmetaj ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Range Rover” që ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

tryu4576u456u45lo.jpg

I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv.ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ishte në vizitë tek ish ministri i financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ku i shprehu keqardhje dhe i uroi atij shërim sa më të shpejtë.

tye4tyue45y45hy45h.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023899078369141
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86361" }