Ish ministri Arben Ahmetaj flet pas aksidentit, ja gjendja e tij

Publikuar tek: politike, më 20:07 16-07-2017 Ish ministri Arben Ahmetaj flet pas aksidentit, ja gjendja e tij

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e sotme është përfshirë në një aksident në Maqedoni ku ka mbetur i lënduar.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, bën të ditur se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Në aksident janë përfshirë ish ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera, ndërsa janë plagosur 14 veta, mes të cilëve edhe Arben Ahmetaj.

Article Logic
Execution time: 0.027466058731079
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86362" }