Plane për pushime këtë javë? Shikoni më parë grafikun e temperaturave deri të dielën

Publikuar tek: aktualitet, më 07:07 17-07-2017 Plane për pushime këtë javë? Shikoni më parë grafikun e temperaturave deri të dielën

 Java ka nisur me temperatuar të freskëta pas rritjes ekstreme që lam javës që shkoi, por duke prishur disi planet për ata që kanë prenotuar në plazhe. 

Por, si parashikohet të jenë temperaturat nga dita e sotme e deri të dielën?

Sipas “Meteoalb” java paraqitet me mot kryesisht të kthjellët, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore duke rrezikuar shira të pakta, kryesisht në zonat malore veriore dhe lindore.

Temperaturat të hënën dhe të martën mbeten thuajse konstante, ndërsa pritet rritje e lehtë dhe graduale nga e mërkura dhe në vijim, duke bërë që fundjavën e ardhshme, termometri të ngjitet mbi 35 gradë C.

Era dhe dallgëzimi mbeten problematike ditën e hënë deri në mbrëmje kur parashikohet dobësim i ndjeshëm i erës deri në 28 km/h duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim deri 2 ballë. Në të njëjtat parametra mbetet era dhe dallgëzimi deri në fundjavë.

Article Logic
Execution time: 0.014892101287842
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86393" }