Ia mbath sapo pikas policinë, arrestohet i riu dhe i gjejnë në çantë një pistoletë “Beretta”

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 17-07-2017 Ia mbath sapo pikas policinë, arrestohet i riu dhe i gjejnë në çantë një pistoletë “Beretta”

Policia e komisariatit të Kuçovës arreston në flagrancë një të ri, pasi në çantën e shpinës iu gjet një pistoletë e markës “Beretta” dhe një fishek.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijimi të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë arrestuar në flagrance Xh.K. 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “Tafil Skëndo”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe ka hedhur një pistoletë të markës Beretta, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në çantën marsup iu gjet dhe një fishek i kalibrit 9 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 242 e 278 të Kodit Penal.

Më shumë në këtë kategori: « Plane për pushime këtë javë? Shikoni më parë grafikun e temperaturave deri të dielën
“Tërbohet” vajza në Shëngjin, hipën në shtyllën e ndriçimit në mes të shëtitores »
Article Logic
Execution time: 0.019453048706055
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86395" }