Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person në rrugën e Dibrës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 17-07-2017 Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person në rrugën e Dibrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Një person është plagosur me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur sipas policisë rreth orës 09 30 në rrugën e Dibrës.

“Më datë 17.07.2017, rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 – vjeç . Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Article Logic
Execution time: 0.0022521018981934
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86399" }