Hashash, alkool, flirtime? Monika Kryemadhi i tregon të gjitha dhe zbulon si ia del me të rinjtë e LRI në kampingun e Jalës

Publikuar tek: politike, më 08:07 17-07-2017 Hashash, alkool, flirtime? Monika Kryemadhi i tregon të gjitha dhe zbulon si ia del me të rinjtë e LRI në kampingun e Jalës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në Jalë nga ku ka dhënë një intervistë për gazetarin e ABC, Eni Shehu.

Kryemadhi është në Jalë në kampingun me të rinjtë e LRI dhe ka rrëfyer se si ia bën në raste përplasjesh mes tyre, a konsumohet a jo alkool e hashash apo si vepron në raste flirtesh.

Një pjesë nga intervista, si më poshtë:

Eni Shehu: Patët një përplasje për punën e kampit, çfarë problem pati FRESSH me LRI. Unë di që tani FRESSH po qëndron në një kamp tjetër pak më larg, por janë pjesë e aktivitetit.  Është njëfarë presioni nga ju lart për këta poshtë, për këta të rinjtë?

Monika Kryemadhi: Absolutisht jo. Të rinjtë kanë bashkëpunim shumë më të fortë se ne. FRESSH është një nga organizatat rinore më të vjetra në Shqipëri. Por edhe pse e vjetër në histori, nuk duhet të bëhet e vjetër në mentalitet sepse një aktivitet i tillë është për të reklamuar Shqipërinë, nuk reklamon partinë. Se këta të rinj që vijnë këtu nuk janë pjesë e debateve politike, por vijnë të diskutojnë për social-demokracinë, për problemet reale të njerëzve. “Duke qenë se “fee” që duhej paguar ishte pak disi e shtrenjtë, atëherë FRESSH po qëndron në kampin tjetër. Duke qenë se LRI po përdor ambjentet e veta që ka marrë me qera, kështu ka qenë marrëveshja. Edhe FRESSH ka sjellë këtu një grup, rreth 50 veta që jetojnë këtu dhe pjesa tjetër është në kampin tjetër. Nuk ka asgjë të keqe, se në darkë të gjithë bashkohen, rrinë bashkë, diskutojnë bashkë, pinë bashkë. Se pas orës 8 të darkës, politika harrohet në Shqipëri dhe llon shoqëria dhe pjesa më e madhe janë student. PS. Dje Eljo ishte në kampin tonë, falenderoi, Kejdi e përshëndeti.

Eni Shehu: Pse i mbani larg. Rilindja ka këtë damkën e drogës tani, që e keni akuzuar shpesh.  Mos keni frikë se i mësojnë drogën?

Kryemadhi: Kemi edhe ne strategjinë tonë, se s’mund t’i themi se pastaj e gjejnë antidotin, anti-kontrollin. Kontrolli është i rreptë. Nuk lejohet alkooli, nuk lejohen mjetet e forta, jo thika, jo kaçavida e nga këto gjëra.

Ngaqë është bërë traditë tani. Se vitet e para i kapnim dhe i kthehet mbrapsht dhe lajmërohet familja e tij dhe kjo ka qenë traditë dhjetëvjeçare.

 Eni Shehu: Si i kontrolloni këto abuzime?

Kryemadhi: Kemi edhe ne strategjitë tonë, se s’mund t’i themi se pastaj e gjejnë antidotin, anti-kontrollin. Kontrolli është i rreptë. Nuk lejohet alkoli, nuk lejohen mjetet e ftohta, jo thika, jo kaçavida nga këto gjëra. Ngaqë është bërë traditë tani. Se vitet e para i kapnim dhe i kthenim mbrapsht. Firmosin edhe rregullore tani. Janë të detyruar të pastrojnë banjot, të gatuajnë në guzhinë, pra më shumë është ndjenja e solidaritetit, se mungesa e lidhjeve, se gjërat janë shumë të lidhura me internetin me rrjetet sociale dhe duhet të mësojnë që jo çdo gjë duhet të jetë vanitoze.

 Eni Shehu: Jemi te njohjet, te socializimi. Çfarë bën Monika nëse sheh një të re të LSI, që del dhe irton me një të ri të FRESSH?

Kryemadhi: Tashi irtimi duket që në shkëlqimin e syve. Eni Shehu: I lejon këto irtimet kështu? Monika Kryemadhi: Tashi unë jam pak konservatore, por jo deri në këtë fazë, sepse shanset janë. Për ne lidhjet politike ne e dimë shumë mirë që nuk janë gjithmonë afatgjata. Se unë nuk mendoj që ka një të LRI apo FRESSH që nuk do të ketë një jetë më të mirë, të punë të paguar, të sigurtë,a rsim më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe ambjent pa konikte. Asnjë parti nuk ka dyshime për këto. Unë them se kjo do ishte shumë e mirë se do çtensiononte edhe situatën. Pastaj ne kemi shumë djem dhe vajza të LRI që janë të lidhur me djem dhe vajza të Partisë Socialiste. Që edhe pse në këtë fushatë ka qenë lufta shumë agresive, iu kemi besuar gjëra shumë të rëndëesishme.

Article Logic
Execution time: 0.0023889541625977
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86400" }