Aksidenti tragjik në Lezhë dalin detaje të reja, ja gabimi i shoferit që solli përplasjen e 3 makinave

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 17-07-2017 Aksidenti tragjik në Lezhë dalin detaje të reja, ja gabimi i shoferit që solli përplasjen e 3 makinave

Pas aksidentit të djeshëm, në aksin Lezhë-Shkodër, ku një person humbi jetën dhe 6 të jetër u plagosën, policia ka dhënë detaje te rëja sesi ka ndodhur dinamika e ngjarjes.

Sipas raportit të saj, shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip Audi, shofer i së ciliës ka qenë Kreshnik Bekteshi i arrestuar nga policia e Lezhës.

Dinamika e ngjarjes:

Nga hetimet paraprake të kryera , dyshohet  se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi , duke kryer parakalim të gabuar , është përplasur me mjetin Volksëagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.

Kurse mjeti Benz me targë  AA627JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi , dhe pasi ka parë përplasjen , ka ndaluar për tu dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve , por nuk ka siguruar mjetin , i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës.Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volksëagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet  , vëllai i drejtuesit , shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë lënduar  drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet,  ku nga këta,  shtetasi Kreshnik Bekteshi ,  44 vjeç  dhe  pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër,  ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe,  N.T. 17 vjeçe dhe  A.B. 3  vjeç,  banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi,  u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0023159980773926
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86403" }