Plagosja te rruga e Dibrës, kush është biznesmeni që u qëllua me armë zjarri sot në Tiranë?

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 17-07-2017 Plagosja te rruga e Dibrës, kush është biznesmeni që u qëllua me armë zjarri sot në Tiranë?

Pak minuta më parë, policia e Tiranës njoftoi se një person është plagosur më armë zjarri këtë mëngjes në rrugën e Dibrës.

Por, kush ishte personi që mbeti i plagosur? Ai është pronar i një arxhendarie që ndodhej aty pranë.

Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V. K, 28 vjeç. Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu. 

Article Logic
Execution time: 0.0024399757385254
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86405" }