Banorët zgjohen në mëngjes, në vend të pushuesëve në breg të detit gjejnë pako me drogë 350 mijë euro

Publikuar tek: rajon, më 11:02 17-07-2017 Banorët zgjohen në mëngjes, në vend të pushuesëve në breg të detit gjejnë pako me drogë 350 mijë euro

Disa pako plot me lënde narkotike, marijuane kanë mbushur bregun e detit në plazhet e Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi.

Banorët e zonës janë befasuar kur në mëngjes janë përballur me këtë pamje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Mediat italiane, shkrujnë se origjina e drogës qe e ka nxjerrë deti në breg është nga Shqipëria, por po hetohet edhe nga vendet të tjera të Ballkanit.

 Sasia e nxjerrë në breg i kalon 100 kg, ndërkohë që dyshohet se destinacion ishte Abruzzo. Policia ka nisur hetimet se si përfunduan këtu pakot me drogë në brigjet e Italisë.  

Dyshohet se vlera e droges i kalon 350 mijë euro.

Më shumë në këtë kategori: « Murale e re në sheshin “Skënderbe” në Shkup, përfshihen figurat kombëtare shqiptare (Foto)
Maqedonasit kanë një plan për të bllokuar gjuhën shqipe »
Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86410" }