Theu vendimin e gjykatës pasi u dënua për vjedhje, aventura e vlonjatit del huq (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 17-07-2017 Theu vendimin e gjykatës pasi u dënua për vjedhje, aventura e vlonjatit del huq (EMRI)

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës.

Barjam Xhelaj, 61 vjeç, banues në Vlorë u kap në rrugën “Vasil Tolla” në lagjen “24 Maji”, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka vendosur masën e sigursë “Arrest shtëpie” me vendim nr.158 datë 21.05.2017, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij është bërë për arsye se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë të caktuar ndaj tij për mos largimin nga vendi i qëndrimit.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal. 

Article Logic
Execution time: 0.0022039413452148
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86412" }