Përplasen tre makina në Durrës, një nga shoferët ishte i dehur në timon (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 17-07-2017 Përplasen tre makina në Durrës, një nga shoferët ishte i dehur në timon (EMRI)

3 automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik pasditen e djeshme në Durrës.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Sipas policisë shkaktar i këtij aksidenti ka qenë shtetasi H. Bregasi 41 vjeç, banues në Plazh të Durrësit, i cili sipas policisë, ka qenë në gjendje të dehur.

Rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”, ai ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” kur ka goditur mjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues shtetasit M.N. dhe K. R.

Më pas, 41-vjeçari u arrestua nën akuzën e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Article Logic
Execution time: 0.012377977371216
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86414" }