Aksident te “Don Bosko” në Tiranë, shoferja me “Volksvagen” përplas të riun

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 17-07-2017 Aksident te “Don Bosko” në Tiranë, shoferja me “Volksvagen” përplas të riun ilustruese

Një aksident ka ndodhur para disa minutash në rrugën  e “Don Boskos” në Tiranë.

Një makinë tip “Volksvagen” ka aksidentuar 18-vjeçarin me inicialet A.N, teksa ky i fundit po kalonte në anën tjetër të rrugës.

“Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”. Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me drejtuese shtetasen M. F. Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volsvagen”. Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. 

Më shumë në këtë kategori: « Luana Vjollca rrëfen të pathënat e incidentit me fansin e “krisur”. Ç'niste me SMS dhe përleshja me të dashurin kur i zuri pritë në trafik
Abuzuan me detyrën duke favorizuar bizneset, pranga dy elektricistëve në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.023042917251587
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86419" }