Abuzuan me detyrën duke favorizuar bizneset, pranga dy elektricistëve në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 17-07-2017 Abuzuan me detyrën duke favorizuar bizneset, pranga dy elektricistëve në Shkodër

Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektricistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuar me detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, OSHEE njofton se aksioni ndaj debitorëve vijon, tashme duke u përqendruar gjatë orëve të natës!!

Article Logic
Execution time: 0.002216100692749
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86420" }