Basha sot në Shkodër, por demokratët e presin me një surprizë aspak të këndshme

Publikuar tek: politike, më 13:23 17-07-2017 Basha sot në Shkodër, por demokratët e presin me një surprizë aspak të këndshme

Demokratët e zhgënyer vazhdojnë të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre përmes peticioneve kundër zgjedhjes së Lulzim Bashës si kreu i PD në 22 korrik.

Ditën e sotme Basha pritet të zhvillojë një takim në kuadër të fushatës së zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj force politike.

Mesa duket demokratët kanë vendosur ta presin atë me një peticion të firmosur nga disa prej tyre.   

Ata i kërkojnë Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin.

Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justfikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Ky është peticioni i nënshkruar bashkë me firmat e demokratëve.  

firmat.jpg

 

peticioni.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Mustafa Nano: Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç'ka këtu për t'u tërbuar?
Selami: Basha nuk është vonë të dorëhiqet »
Article Logic
Execution time: 0.013988018035889
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86422" }