1.3 ton drogë në Kavajë, zbardhet dëshmia e 5 të arrestuarëve që mbetën në burg

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 17-07-2017 1.3 ton drogë në Kavajë, zbardhet dëshmia e 5 të arrestuarëve që mbetën në burg

Pesë të arrestuarit për ngarkesën me 1.3 ton  drogë në Kavajë kanë dalë përpara trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata dha vendimin “arrest me burg” për të ndaluarit Jani Sadikajn, Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh, Roland Hysenbelliun, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

 Droga u kap 4 ditë më parë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për në Itali vinte nga Tepelena.  

Policia e Kavajës zbuloi dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë Land Rover duke transportuar një sasi prej 1350 kg lëndë narkotikë e llojit kanabis sativa.  

Ne seancen e zhvilluar paraditen e sotme, të pandehurit kanë dhënë dëshmitë e tyre para trupit gjykues.

Kejvi Hajdari ka refuzuar të jetë pjesë e trafikimit, duke thënë se ka qenë duke ngrënë drekë me shokët ditën kur është kapur sasia e kanabisit.

Nga ana tjetër Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj pas hetimeve nga prokuroria rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike.

Megjithatë të rinjtë e kanë mohuar të jenë të përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithsesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat po verifikohen. 

Gjatë dëshmisë ka rezultuar se deklaratat e tyre kanë qenë kontradiktore. Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi dhe, për këtë arsye, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo e fundit ka marrë deklarime nga të ndaluarit, të cilët kanë dhënë shpjegime kontradiktore. Pas marrjes në pyetje të tre personave të shoqëruar, si edhe pas identifikimit të dy personave të tjerë që kishin lidhje pronësie apo përdorimi me mjetin tip fuoristradë ku u gjet një pjesë e lëndës narkotike (rreth 350 kg), Prokuroria urdhëroi ndalimin e të pestëve, si persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

Article Logic
Execution time: 0.0024521350860596
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86425" }