Humbi të shoqin, Irma Libohova drithëron me këtë rrëfim: Lexoj bisedat në What’s App kur më merr malli

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:07 17-07-2017 Humbi të shoqin, Irma Libohova drithëron me këtë rrëfim: Lexoj bisedat në What’s App kur më merr malli

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Irma Libohova 4 muaj më parë humbi bashkëshortin e saj, aktorin Besnik Kaso që siç rrëfen ajo për emisionin  “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos, i ka lënë një boshllëk të madh.

“Ka një boshllëk, por jeta vazhdon dhe unë përpiqem të merrem me punë, vazhdoj gjithë ditën. Herë-herë shikoj kujtimet…mundohem ta heq kokën dhe të mos mërzitem. Mirëpo ato janë aty dhe e kam thënë edhe herë tjetër dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë dhe mundohem ta tejkaloj. Por kam njerëz rreth e qark, të cilët ma mbushin ditën time. Ndonjëherë kur jam vetëm hap gjithë chat-in e whatsapp-it që kam me bashkëshortin, i kam ruajtur të gjitha e muhabetet që kemi bërë i kam të ruajtura, mesazhet. Këto janë mungesa që njeriu ka dhe mundohem ta kaloj. Çfarë të bëj, jeta vazhdon”, rrëfen Irma.

Këngëtarja  ka treguar se do i realizojë premtimet e Besnikut, dhe do t’i publikojë këngët që i kanë mbetur në projekte. “Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest në respekt të bashkëshortit tim që i donte këto këngë. Në mënyrë që ato të mbeten. Kur të mos kem shumë punë, besoj nga dimri. Amanetet e Besnikut besoj do i çoj në vend”, tha këngëtarja. Ajo gjithashtu ka zbuluar se djali i saj Ataoli dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije, një lajm që duket se i ka shtuar ngjyrat jetës së saj pas humbjes së bashkëshortit katër muaj më parë..

"Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s’e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe”, – u shpreh këngëtarja Irma Libohova, e cila në shtator do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ditëlindja”.

Article Logic
Execution time: 0.0022900104522705
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86433" }