Policia bën “kërdinë” në Tiranë, brenda 24 orëve; 10 të arrestuar, 4 në kërkim, 15 procedohen

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 17-07-2017 Policia bën “kërdinë” në Tiranë, brenda 24 orëve; 10 të arrestuar, 4 në kërkim, 15 procedohen

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e Policisë kanë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 29 shtetas për parandalimin e veprave kriminale.

Sipas Policisë së Tiranës:

-          10 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

-            2 shtetas të ndaluar të shpallur në kërkim.

-          15 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë.

-            2 shtetas janë shpallur në kërkim.

              Më konkretisht :

   Janë arrestuar për vepra të ndryshme penale shtetasit :

-      Enea Gj., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi  në Sheshin ”Nënë Tereza”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë J. T. dhe E. H., vjeç 27 e 37, banues në Tiranë, për të ndaluar mjetin por është larguar, duke kaluar disa semafor me të kuq, si dhe gjatë ecjes në kryqëzimin e rrugës ”Jordan Misja”, me rrugën ”Asim Vokshi”, ka goditur mjetin e parkuar tip ”Renault” me targë duke i shkaktuar dëme materiale. Vepër penale e parashikuar ng nenet 236, 242, 273 e 150 e 274 të Kodit Penal.

-    Ernik H.,  vjeç 28,  banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Toptanëve”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

-    Shefqet S., vjeç 56 banues në Tiranë, pasi në  rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “ Yamaha” . Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

-  Bujar  H., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “ Lifan”. Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

- Dritan K., vjeç 36, banues në Kamzë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, pranë fakultetit “Ekonomik”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Alesin”. Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

-  Roland Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi te Sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

-  Arjan Ç., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, te Flamuri Gjerman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Dayang” . Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

- Kol Z., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan” . Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

- Ervis  L., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi rrugën “Ali Demi”, te Flamuri Gjerman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Yamaha. Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

- Gramoz T., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi mbrapa ish Casa Italias, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Dayang” . Vepër penale e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim :

-  Fran M. dhe Alfred M., vjeç 51 dhe 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal të dates 15.07.2017, ka caktuar masën e dënimit “Arrest Shtëpie”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i Narkotikëve” të kryera në bashkëpunim. Shtetasit u shoqëruan në banesa me mjete policie. Vepra penale të parashikuara nga nenet  283/25 & 283/a/25 të Kodit Penal.

Strukturat e D.V.P. Tiranë vazhdojnë punën  për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale

Article Logic
Execution time: 0.0025458335876465
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86434" }