Arrestohet 55 vjeçari në Lezhë, i vë zjarr parcelës së tij por gjithçka i del jashtë kontrrollit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 17-07-2017 Arrestohet 55 vjeçari në Lezhë, i vë zjarr parcelës së tij por gjithçka i del jashtë kontrrollit

Arrestohet një shtetas për shkak se ka vënë zjarr në linjën hekurudhore Lezhë-Shkodër.

 Frrok Simoni, 55 vjeç dyshohet se në tokën në pronësi të tij, në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër - Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë.

Njofrimi i Policisë:

Lezhë

Arrestohet një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia të linjës hekurudhore Lezhë - Shkodër Më datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Simoni, 55 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër - Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0024480819702148
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86436" }