RAPORTI ALARMANT: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri nga ndotja e ajrit në 2016-ën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 17-07-2017 RAPORTI  ALARMANT: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri nga ndotja e ajrit në 2016-ën

Sipas raportit të Cilësisë së ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona.

Pjesa me e madhe e tyre, 2010, janë shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dioksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit. Në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.

Në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së arjërit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016.

Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veccanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive.

BE, e cila po punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjitike, ka një rol të rëndëishëm.

Në vendet fqinje, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnje, njerëzit kanë nisur protestat për cilësinë e ajërit që thithin.

vdekjet-e-shkaktuara-nga-ndotja.png

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 55 vjeçari në Lezhë, i vë zjarr parcelës së tij por gjithçka i del jashtë kontrrollit
Policia maqedonase zbarkon në Shqipëri, zbulohet arsyeja »
Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86438" }