Maqedonasit kanë një plan për të bllokuar gjuhën shqipe

Publikuar tek: rajon, më 15:07 17-07-2017 Maqedonasit kanë një plan për të bllokuar gjuhën shqipe

Krijmi i koaliciont të LSDM me partitë shqiptare u kundërshtua ashpër nga opozita maqedonase për një aryse të veçantë.

Në projekt-marrëveshjen mes palëve ekzistonte dhe neni, që përcaktonte se gjuha shqiptare duhet të përcaktohej si gjuhë e dytë zyrtare. Por ndërkohë opozita maqedonase e kryesuar nga deputetët e VMRO-DPMNE ka filluar lëvizjet e para për të ngadalësuar sa më shumë këtë process.

Sipas asaj që raporton agjencia maqedonase e lajmeve IMA, deputetët e Opozitës janë ndarë në dhjetë grupe dhe secili nga kryetarët e grupeve ka të drejtë për ndërhyrje procedurale, fjalime dhe replika në parlament. Me shumë gjasë kjo taktikë do ta vonoj miratimin e ligjit për ta shtyrë miratimin e gjuhës shqipe deri në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal.

Megjithatë, përballë kësaj taktike qeveria pret që konstituimi i kabinetit të miratohet deri para 2 gushtit, ashtu siç parashikohet me ligj.Ndryshimet në buxhet parashikojnë shkurtime për qeverinë që kishte planifikuar në alokimin e fondeve për nevojat themelore të qytetarëve. 

Article Logic
Execution time: 0.0024030208587646
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86447" }