Flori zëvendëson Elvanën, ja si e thërret në publik këngëtaren e njohur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:07 17-07-2017 Flori zëvendëson Elvanën, ja si e thërret në publik këngëtaren e njohur

Flori Mumajesi një ndër këngëtarët dhe kantautorët më të mirë në Shqipëri, s’ka shumë ditë që ka publikuar versionin më të fundit të këngës “Nallane”, këtë herë jo vetëm me Vik Krajën por pjesë e këngës është bërë edhe Arilena Ara.

Flori për një kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, u komentua gjatë ndarja nga Elvana dhe bashkëjetesa me moderatoren Kosovare Liberta Spahiu.

Në fakt duhet të themi se lidhja me moderatoren Kosovare nuk është pranuar nga asnjëri, por vendin e Elvanës tashmë flitet se po e zë Arilena.

Arilena ditën e sotme ka ditëlindjen dhe një urim special e ka marrë nga Flori i cili e quan “Energji”.

“Gëzuar ditëlindjen Energjia”, shkruan Flori duke publikuar foton e Arilenës.

Më parë këtë fjalë e ka përdorur edhe kundrejt Elvanës, ndaj të gjithë kanë menduar se vendin e saj po  e zë Arilena.

Screenshot_6.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.018720865249634
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86449" }