Këngëtari i famshëm R. Kelly mban peng 6 vajza të reja brenda një “kulti abuziv”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:07 17-07-2017 Këngëtari i famshëm R. Kelly mban peng 6 vajza të reja brenda një “kulti abuziv”

Tre çifte të ndryshëm prindërish pretendojnë se këngëtari i njohur i R&B, R. Kelly po mban peng vajzat e tyre në një “kult abuziv”, sipas një raporti prej 4,800 fjalësh të siguruar nga BuzzFeed.

Tre ish bashkëpunëtorë të këngëtarit kanë folur me reporterin Jim DeRogatis duke nbështetur akuzat e prindërve. Njëri prej tyre tha se “R. Kelly është një mjeshtër i manipulimit dhe kontrollit të mendjes”, raporton Newsbomb.al.

Gjatë viteve R. Kelly është akuzuar vazhdimisht për ngacmim seksual, më e rënda ishte ajo e 2008-ës ku ndaj tij rënduan 14 akuza për pornografi me të mitur, si dhe përdhunimin e një 14 vjeçareje.

Sipas akuzave të fundit, vajzat që po mbahen peng nga R. Kelly kundër vullnetit të tyre, i janë dhënë këngëtarit nga prindërit, me idenë se do t’i ndihmonte në fushën e muzikës, por ai më pas i bëri vajzave “lavazh truri”.

Sipas raportit, Kelly:

*Mban disa vajza të reja në shtëpitë e tij në Atlanta dhe Chicago.

*Iu ka sekuestruar atyre telefonat dhe i ka dhënë numra që mund të komunikojnë vetëm me atë, duke i ndaluar komunikimin me familjet.

*I kërkon vajzave ta thërrasin “babush”, dhe nuk i lë të largohen nga rezidenca apo studio muzikore.

*Filmon marrëdhëniet seskuale me to

*I dhunon fizikisht dhe psikologjikisht

Burimi i tha gazetarit të BuzzFeed, se Kelly mban të paktën gjashtë vajza të reja, të cilave iu kontrollon çdo aspekt të jetës; çfarë duhet të hanë, si të vishen, kur të lahen, kur duhet të flenë dhe sesi të sillen në marrëdhëniet seksuale që ai i filmon.

Disa prindër kanë muaj të tërë që nuk i shikojnë vajzat e tyre.

Një prej nënave, e cila megjithëse raportoi në polici arriti ta gjente vetë vajzën e saj, tha se ajo dukej si e burgosur.

“Vajza ime shte e shokuar, e tronditur dukej si mos më keq. Dhe të vetmet fjalë që nxirrte nga goja ishin: Jam e dashuruar me R. Kelly, ai kujdeset për mua”, “Nuk di çfarë të bëj”, shtoi nëna e saj. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0023789405822754
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86451" }