Zhduken tre fëmijë të mitur në Tiranë, dy vajza dhe një djalë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 17-07-2017 Zhduken tre fëmijë të mitur në Tiranë, dy vajza dhe një djalë

Dy vajza dhe një djalë, 13, dhe 14 vjeç, janë zhdukur dy ditë më parë nga banesat sociale në Shkozë. Kallëzimet në polici janë bërë nga prindërit e fëmijëve të mitur. Besohet që ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Njoftimet e Policisë:

Më datë 16.07.2017, shtetësia M.A, vjeç 39, banuese në Shkozë (banesat sociale), kallëzon se, më datë 15.07.2017, i është larguar nga banesa djali i mitur, F .A, vjeç 14. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 16.07.2017, shtetësia E.B, vjeç 29, banuese në Shkozë (banesat sociale), kallëzon se, më datë 15.07.2017, i është larguar nga banesa vajza e mitur, K .B, vjeç 13. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 16.07.2017, shtetësia V.A, vjeç 40, banuese në Shkozë (banesat sociale), kallëzon se, më datë 15.07.2017, i është larguar nga banesa vajza e mitur, P .A, vjeç 13. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.002269983291626
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86454" }